I forti i kaosit të vitit 1997, Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe si Zani i Çoles në Vlorë, ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Korçës, megjithëse është i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje. Kërkesa që mbart shpresën e Zanit për t?u liruar nga burgu i Drenovës, është depozituar në gjykatë pak ditë më parë dhe deri tani janë zhvilluar edhe dy seanca gjyqësore.
Kërkesa për lirimin para kohe, po shqyrtohet nga gjyqtari Seljadin Pysqili, që ende nuk ka marrë një vendim.
Çaushi përmes avokatit të tij mbrojtës, pretendon se ka kryer 25 vite dënim, si dhe është babai i dy fëmijëve të mitur për të cilët duhet të kujdeset. Po kështu, burime nga Gjykata e Korçës bëjnë me dije se procesi po vijon me marrjen e provave dhe raporteve, me të cilat i kreu i një prej bandave të Vlorës argumenton kërkesën e tij për liri me kusht. Seanca e radhës do të zhvillohet më 17 Korrik.
Myrteza Çaushi është vetëm njëri prej emrave të njohur të krimit që vitet e fundit ka riaktivizuar drejtësinë për t?u liruar. Më herët ka përfituar lirinë me kusht edhe Indrit Dokle, i cilësuar si kreu i bandës së Durrësit. Sipas vendimit të gjykatës, Dokla, i dënuar fillimisht me burg për jetë, ka kryer më shume se 3/4 e dënimit, si dhe është penduar për veprat e kryera.
Dokle ka dorëzuar në gjykatë edhe një kontratë pune që do e ndihmojë për të siguruar të ardhura në kohën që do jetë jashtë qelisë.
Hekuran Billa, që u ekzekutua mbrëmjen e 11 Qershorit, ishte liruar me kusht nga Gjykata e Krujës, edhe pse ishte dënuar me burg për jetë për vrasjen e Prelë Markut në 2006-n në Angli. Billa u lirua me argumentin se kishte kryer 3/4 e dënimit, si dhe duhej të kujdesej për prindërit që nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/